Flash

Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 19 vite burg për Blendi Tetën

Lapsi.al 8 November 2021
Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 19 vite burg për Blendi

Prokuroria e Posaçme kërkon 19 vite burg për Blendi Tetën, i cili akuzohet për vrasjen e Santiago Malkos. Teta është i vetmi i arrestuar për vrasjen e ish-efektivit, ngjarje kjo e ndodhur në gusht të vitit 2019.

Sakaq, Teta, ka mohuar se ka qenë i përfshirë në vrasjen e të riut 2 vite më parë. Sipas tij ai nuk ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen dhe nuk ka asnjë provë që e përfshinë në atentatin mafioz.

Lexo edhe: Blendi Teta mohon përfshirjen në vrasjen e Santiago Malkos, prokurori e kundërshton: Kemi prova.

Malko u vra në Tiranë mbrëmjen e 27 gushtit 2019, nga persona që qëlluan në drejtim të mjetit të tij në lëvizje. Ai ishte ish-efektiv i Policisë së Shtetit, por njihej edhe si mik i Ervis Martinajt.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI