Flash

Njëri djalë iu vra, tjetri rëndë në spital/ Rrëfimi rrënqethës i nënës

Lapsi.al 8 November 2021
Njëri djalë iu vra, tjetri rëndë në spital/

Tre ditë pas ngjarjes së rëndë në Elbasan ku humbi jetën një 28-vjeçar dhe u plagos rëndë vëllai i tij 19-vjeçar, nëna e djemve kërkon drejtësi. Mirela Kovaçi tregon sesi e gjeti djalin e saj të gjakosur në rrugë, i cili ndërroi jetë sapo mbërriti në spital. Ajo shton se djali i saj nuk vuante nga probleme mendore.

28-vjeçari Florenc Kovaçi u qëllua me thikë nga 24-vjeçari Ardit Hida në tentativë për të mbajtur vëllain e tij 19-vjeçar, i cili po konfliktohej me autorin. Dyshohet se shkak i sherrit mes të rinjve ka qenë një vajzë. Nëna e dy djemve kërkon dënim maksimal për autorin Ardit Hida, i cili tashmë ndodhet pas hekurave.

“Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen ‘Beqir Dardha’ në Elbasan pranë ish-Fushës së Sportit. “Erdhi çuni i vogël këtu gjithë gjak. Më pas ika te fusha sportit dhe e thirra; ‘O Lenci’. E gjeta Lencin te hyrja e pallatit duke rënkuar dhe i mbushur gjithë gjak. Njëri sy i ishte mbyllur dhe rënkonte. Kur e kam çuar rrugës te dera e spitalit, aty dha shpirt. E kam çuar me ambulancë. Më tha; amanet gocën. Më pas nuk foli, vdiq në derë të spitalit.

Unë dua të drejtën e fëmijës, ai të kalbet brenda në burg. Si më iku çuni im, ai të rrijë në burg pa afat. S’di ça kanë pasur. Ca të shihja më, pashë djalin të mbuluar gjithë gjak. E kishte goditur në zemër. Kur i pashë bluzën me gjak ia ngrita e pash. Po e mbaj shpirtin me ilaçe. Se di se cili ka qenë shkaku. Ka qenë te dera e sportit, aty kishte roje. Djali im ikte në orën 5:00 deri në 15:00 në punë. E rëndë është gjendja e djalit tjetër. Doktori në Tiranë ia ka hequr shpresat.

Djali që vdiq punonte në Metalurgjik. Edhe djali tjetër atje punonte. Dua drejtësi, ai mos të dali më. Ti gjuaj fëmijës me thikë, s’ka bërë vaki. Ai t’i gjuante në këmbë. Djali im nuk dilte, por punë shtëpi. E kam pasur shumë punëtor djalin, ka qarë gjithë Elbasani. Kam lidhur jetën me ata fëmijë. Se isha ndarë nga burri. Tani që m’u bënë fëmijët krah, më iku djali.”, tha nëna e mpirë nga dhimbja.

Florenc Kovaçi nuk mundi t’iu shpëtojë plagë të marra nga goditja me thikë, ndërsa vëllai i tij po lufton me jetën në spitalin e Traumës në Tiranë. Mesditën e sotme gjykata e Elbasanit do të janë masën e sigurisë për autorin e dyshuar të krimit, Ardit Hida.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI