Flash

Korçë/ Përfundojnë në pranga tre të rinj që sfiduan policinë

Lapsi.al 8 November 2021
Korçë/ Përfundojnë në pranga tre të rinj që

Tre persona në Korçë kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale, por me një të përbashkët, tentativën përi t'i ikur policisë.

Të tre janë vënë në pranga. Policia jep detaje si më poshtë:

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” të shtetasve G. E., 26 vjeç dhe B. E., 30 vjeç, banues në fshatin Floq, Korçë (vëllezër), pasi në rrugën Korçë-Ersekë, pranë kryqëzimit të fshatit Pulahë, Korçë.

Këta persona janë konstatuar me mjetin tip “Volkswagen” dhe në momentin që punonjësit e policisë iu bënë me shenjë që të ndalonin, për të ushtruar kontroll në mjetin e tyre, nuk iu bindën urdhrit të tyre por u larguan me shpejtësi.

Shërbimet janë vënë në ndjekje të mjetit dhe pas kapjes së tij, gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa bandiera metalike që shërbejnë për mbrojtjen e rrugëve, të cilat dyshohet se dy shtetasit, i kishin vjedhur në aksin rrugor Korçë-Ersekë.

Gjithashtu është arrestuar 32-vjeçari E.K., banuesin në fshatin Vërdovë pasi në rrugën “Industriale”, Pogradec, ky shtetas duke drejtuar një mjet ciklomotor tip “Gunemi Moto”, pa targa, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të dhënë dokumentacionin dhe lejen e drejtimit, por i ka fyer ata dhe ka tentuar të largohet.

Nga verifikimi i kryer rezultoi se mjeti nuk kishte asnjë lloj dokumentacioni dhe drejtuesi ishte pa leje drejtimi." 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI