Flash

Nuk e thirrën në samitin e demokracisë, Vuçiç “thumbon” SHBA

Lapsi.al 7 November 2021
Nuk e thirrën në samitin e demokracisë, Vuçiç

Teksa fliste për faktin se Serbia nuk është e ftuar në Samitin ‘online’ për Demokraci të organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden, presidenti serb Aleksandar Vuçiç u përgjigj se “gjithkush ka të drejtë të vlerësojë demokracinë e dikujt tjetër si të dojë. 

SHBA-ja ka të drejtë të ftojë këdo që dëshiron në samitin e saj”, - tha Vuçiç në një prononcim për gazetarët, në Beograd pasi mori dozën e tretë përforcuese anti Covid.

Komentet e tij vijnë edhe pas publikimit të një letre nga një grup i kongresistëve amerikanë, të cilët, sipas medieve të huaja, i kanë bërë thirrje presidentit amerikan të shqyrtojnë bllokimin e pronës dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara për personat që i kontribuojnë destabilizimit të situatës në Ballkanin Perëndimor.

Në letër shkruhet se presidenti serb ka thelluar korrupsionin në Serbi, duke përfshirë përdorimin e krizës së pandemisë si arsyetim për të mbuluar shpenzimet shtetërore dhe për të blerë pajisje mjekësore dhe respiratorë mbrojtës.

Vuçiç mohoi akuza dhe tha se kërkesa është nënshkruar nga disa kongresistë të Partisë Demokratike dhe është “njëpartiake”, ndërsa qeveria thjesht ka blerë respiratorë.

Ai komentoi kërkesën e anëtarëve të Kongresit amerikan, që i kërkuan administratës së Biden të konsideronte vendosjen e sanksioneve ndaj atyre që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor. Vuçiç këmbënguli se Serbia është një faktor stabilizues në Ballkan.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI