Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të mbledhë pasditen e kësaj të diele kryesinë e grupit parlamentar.
Anëtarët janë njoftuar për një takim në selinë blu në orën 18:00.
Mësohet se anëtarëve u është thënë se temë e diskutimeve do të jetë aksioni politik për javën e ardhshme pasi pritet që PD të dorëzojë në Kuvend një nismë të re për vetingun në politikë.
Nuk përjashtohet që kryesia të diskutojë edhe zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me përplasjet që kryetari Basha ka pasur me krerët e FRPD-së dhe LDGSH-së, Belind Këlliçi dhe Albana Vokshi. ©LAPSI.al