Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Vrasja e biznesmenit në malin e Dajtit, arrestohet vëllai i autorit

Lapsi.al 7 November 2021
Vrasja e biznesmenit në malin e Dajtit, arrestohet vëllai i autorit

Një tjetër person i arrestuar në lidhje me rrëmbimit dhe vrasjes së shtetasit Ruzhdi Hoxha. Pas Ferdinad Rrushit, në pranga është vënë edhe vëllai i tij, Pajtim Rrushi.

Trupi i pajetë i biznesmenit u gjet në Qafë Mollë në malin e Dajtit, i vrarë dhe i mbuluar me zhavorr në një humnerë. 42-vjeçari Pajtim Rrushi akuzohet për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Fshehje ose asgjësim i kufomës”, i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje.

"Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Sektori i Krimeve të Rënda nën drejtimin e Prokurorisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Qafë Molla”, është vënë në pranga vëllai i autorit të dyshuar të krimit. 42-vjeçari i dyshuar si bashkëpuntor në krim.

Në vijim të punës intensive hetimore dhe profesionale me qëllim dokumentimin e autorsisë së rrëmbimit, vrasjes dhe më pas zhdukjes së kufomës së shtetasit Ruzhdi Hoxha, prej disa ditësh ka vijuar operacioni policor i kodur “Qafë Molla”.

 

Në operacion u përfshinë Strukturat Hetimore të DVP Tiranë dhe të Komisariati i Policisë Nr.4, Fnsh dhe Institutit të qenëve të Policisë nën koordinimin e Deparatamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke kryer kërkime masive në të gjithë zonën e Dajtit.

Si rezulat edhe i kontrollit me qentë e gjurmës, në Qafë Mollë, mbrapa Dajtit, në një greminë, u gjet i mbulur me zhavor e gurë trupi i pajetë i shtetasit Ruzhdi Hoxha. Në kuadër të veprimeve hetimore të kryer nga Sektori i Krimeve të Rënda kundër Jetës, është bërë e mundur zbardhja e autorsisë së kësaj ngjarje, ku dyshohet se shtetasi Fredi Rrushi, është autor i rrëmbimit dhe i vrasjes së shtetasit Ruzhdi Hoxha. Shtetasi Fredi Rrushi është arrestuar më datë 26 tetor 2021 nga DVP Tiranë, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të narkotikëve.

Gjithashtu, ky shtetas dyshohet dhe si porositësi dhe organizatori i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Ballenj, me datë 31.10.2021, ku u vunë në pranga shtetasit A. D dhe G. K. Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit Pajtim Rrushi 42 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojne zbulimin e të vërtetës” dhe “Fshehje ose asgjësim i kufomës”, i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje.

Si dhe u bë vendimi i ndalimit në ambientet e burgimit i shtetasit Fredi Rrushi për veprat penale “Vrasje me paramendim” “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Fshehja e kufomës”. Nga ekspertiza paraprake rezulton se shtetasi Ruzhdi Hoxha është vrarë me armë zjarri. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

Helmohen 21 nxënës në Lipjan të Kosovës

21 nxënës janë raportuar që kanë pasur probleme shëndetësore në fshatin Shalë të Lipjanit, ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka marrë most...

23:26

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI