Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Sherr edhe mes grave në PD/ Pampuri kundër Vokshit: Ke uzurpuar Lidhjen Demokratike të Gruas!

Lapsi.al 6 November 2021
Sherr edhe mes grave në PD/ Pampuri kundër Vokshit: Ke uzurpuar

Grupi i Lulzim Bashës në PD i ka dhënë fund heshtjes. Pasi vuri Oriela Nebiajn përballë Belind Këlliçit, tashmë është Oriola Pampuri që qëndron përballë Albana Vokshit. Me një status në rrjetet sociale, Pampuri paralajmëron zgjedhjet për Lidhjen Demokratike të Gruas duke vënë në dukje se Albana Vokshi e ka mbajtur për të paktën 9 vjet këtë detyrë me mandat të skaduar.

"Zonja Albana Vokshi është emëruar në ketë detyrë që në vitin 2009 nga Kryetari i PD, pa garë. Mandati i saj ka skaduar prej të paktën 8 vitesh dhe askush nuk mund të pretendojë për legjitimitetet apo demokraci në drejtimin e LDG.

Shumë pak e dinë, por LDG nuk ka patur në 12 vjet asnjë strukturë përveç Kryetares me mandat të skaduar. Zonja Vokshi nuk e miratoi kurrë statutin e LDG, siç e urdhëron Statuti i Partisë, nuk hapi kurrë garë për asnjë strukturë drejtuese të Lidhjes. Nën drejtimin e znj. Albana Vokshit, LDG nuk ka patur as Sekretare të Përgjithshme, as Nënkryetare, as Kryesi, as Këshill Kombëtar. Ky mund të jetë akti më antidemokratik që mund të bëhet ndaj një forumi politik" shkruan Pampuri që e quan "uzurpim" kryesimin e grave demokrate nga Albana Vokshi.

Kjo e fundit i është bashkuar ideve të Foltores dhe është shprehur kundër vendimeve të Lulzim Bashës për shkarkimin dhe ndëshkimin e atyre që e kundërshtojnë. Një ditë më parë, Basha shpalli zgjedhjet në FRPD, duke zhveshur Belind Këlliçin nga funksionet, megjithëse ky e quajti një vendim nul të kryetarit të PD-së.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI