Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Helmohen 21 nxënës në Lipjan të Kosovës

Lapsi.al 6 November 2021
Helmohen 21 nxënës në Lipjan të Kosovës

21 nxënës janë raportuar që kanë pasur probleme shëndetësore në fshatin Shalë të Lipjanit, ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka marrë mostrat e ujit në shkolla. Tetë nxënës mungojnë. Ndonëse procesi mësimor po mbahet edhe gjatë së shtunës, këtyre fëmijëve iu pamundësua të shkojnë në shkollën “Ibrahim Banushi” në Shalë të Lipjanit.

Ata prej ditësh kanë probleme shëndetësore, të cilat po dyshohet të jenë nga helmimi.

Për shkak të këtyre dyshimeve, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tashmë ka marrë mostrat e ujit. Mirëpo sipas drejtorit, ky ujë është i pijshëm. Edhe njëmbëdhjetë nxënës të tjerë u raportuan të helmuar në shkollën “Shaqir Hoxha” e po të njëjtit fshat.

Vetëm dy prej tyre u paraqitën në shkollë gjatë së shtunës, ndërsa të tjerët po vazhdojnë të marrin terapi mjekësore. Sipas drejtorit të shkollës, uji është i pijshëm porse nxënësit nuk e përdorin. Ai thotë që nuk kanë informacione nëse nxënësit kishin ngrënë ndonjë ushqim në të njëjtin vend.

Por edhe këtu janë paraqitur zyrtarë nga instituti, për të hetuar rastin. E janë gjithsej 21 fëmijë nga ky fshat që kanë marrë tretman mjekësor gjatë këtyre ditëve.

Gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme Sipas Krasniqit gjendja e të miturve është duke u përcjellur gjersa shprehet që jo të gjithë ishin ushqyer në vendin e njëjtë.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI