Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Mediat në Korenë e Jugut raportojnë për transferimin e Yuri Kim nga Shqipëria

Lapsi.al 8 November 2021
Mediat në Korenë e Jugut raportojnë për transferimin e Yuri

Korean times, ka përmendur diplomaten amerikane në Tiranë Yuri Kim si një prej kandidateve për ambasadore në Korenë e Jugut. Më herët Kim u përmend si kandidate për këtë post edhe nga “Korean Broadcasting System”. Seuli zyrtar ende nuk ka një të diplomat amerikan që nga dorëheqja e Harry Harris, por duket se ende nuk ka një të përzgjedhur konkret për ta emëruar.

“Rreth 9 muaj nga marrja e detyrës, Presidenti i SHBA Joe Biden ende nuk ka emëruar një ambasador të ri në Korenë e Jugut, pavarësisht nga rëndësia e postit në marrëdhëniet dypalëshe. “Amerika është kthyer, diplomacia është kthyer,”-tha Biden në shkurt, duke u distancuar nga paraardhësi i tij Donald Trump. Megjithatë rreth gjysma e posteve të ambasadorëve të SHBA-së nëpër botë mbeten ende vakante – dhe Korea e Jugut është një prej tyre. Vetëm 7 nga të emëruarit për ambasadorë të Bidenit janë konfirmuar që kur ai mori detyrën, ndërsa 63 janë të bllokuar në Senat. Koreja e Jugut është ndër në 25 vendet që ende nuk kanë asnjë nominim.

Ish-ambasadori në Seul, Harry Harris, i cili u emërua nga Trump, dha dorëheqjen më 20 janar pasi Presidenti Biden mori detyrën. Pas largimit të Harris, Robert Rapson shërbeu si ushtrues detyre i shefit të misionit, përpara se i Ngarkuari aktual me Punë Chris Del Corso të emërohej në qershor. Disa figura u shfaqën si kandidatë të mundshëm për postin e ambasadorit në Seul në pranverë dhe verë, por thashethemet për emërimin e tyre u shuan shpejt.

Vincent Brooks, ish-komandanti i Koresë së Forcave Amerikane, ishte në listë, por u raportua më pas se ai nuk kishte marrë një ofertë nga administrata Biden. Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, gruaja e parë koreano-amerikane që u bë ambasadore e SHBA-së, është përmendur gjithashtu për këtë post, duke marrë parasysh ekspertizën e saj në çështjet e Azisë Lindore. Po ashtu përflitet edhe ish-ambasadori i SHBA-së në Burma, Derek Mitchell”, thuhet në artikull mes të tjerash.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI