Flash

Të enjten, mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Zaevit

Lapsi.al 8 November 2021
Të enjten, mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Zaevit

Siç e paralajmëroi në fundjavë, opozita maqedonase mblodhi të hënën 61 firma për të kërkuar shkarkimin në parlament të kryeministrit Zaev. Kryeqeveritari nuk e ka zyrtarizuar dorëheqjen që ai e ofroi pas humbjes në zgjedhjet lokale.

Parlamenti maqedonas do të hedhë në votë të ardhmen politike të kryeministrit Zoran Zaev dhe pritet ta kthejë opozitën në mazhorancën e re.

Partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE-ja, dorëzoi të hënën nismën për shkarkimin e qeverisë.

Kërkesa për mocion mosbesimi u firmos nga 61 deputetë apo mbi gjysma e tyre.

"Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe BDI-ja nuk solli asgjë të mirë për vendin, por vetëm e ka thelluar varfërinë, e ka larguar vendin nga BE-ja, ka revoltuar qytetarët siç e dëshmoi në zgjedhjet e fundit. Është koha është që ndasitë dhe konfliktet të shuhen, kohë për ndryshim," tha Aleksandar Nikolovski nga VMRO-ja.

Mungesën e besimit te qeveria e Zaevit e ka humbur deri tani partia maqedonase dhe koalicioni që ajo ka krijuar me Lëvizjen Besa, Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën, dhe me të Majtën.

Përmes një reagimi në Facebook, kryeministri Zaev tha se uria për pushtet po e çon mbrapa opozitën dhe vendin.

"Këto ditë jemi dëshmitarë se si po kërcënohen Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, Marrëveshja kornizë e Ohrit. Ky vend nuk do të lejojë që Mickoski, Apasiev dhe Gruevski ta kapin dhe ta shkatërrojnë atë përsëri.”

Me procedurë, Zaevi duhet ta fitojë votëbesimin brenda ditës së enjte.

Ai e ka ofruar dorëheqjen por nuk ia ka dorëzuar ende kuvendit.

Qeveria e vjetër mund të tentojë të formojë një shumicë tjetër për 20 ditë para se mandati t'i kalojë opozitës.

 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI