Flash

Basha zbulon për çfarë treguan interes kongresmenët amerikanë pas takimit

Lapsi.al 8 November 2021
Basha zbulon për çfarë treguan interes kongresmenët

Lulzim Basha ka zbardhur një pjesë të bisedës me delegacionin nga Kongresi Amerikan, teksa theksoi se kanë shprehur interes për nismat e PD-së, konkretisht ajo për vettingun e politikanëve dhe kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në një prononcim për mediat pas takimit, Basha deklaroi se në prioritetin e parë për Shqipërinë ka renditur domosdoshmërinë e rikthimit të vendit në shinat demokratike të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe rolin e veçantë që ka për këtë qëllim lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimit midis politikës dhe krimit të organizuar

“Përfaqësuesit e lartë të Kongresit amerikan, me një delegacion të kryesuar nga senatorja republikane Ernst dhe me praninë e dy anëtarëve të kongresit amerikan po kështu të PR dhe një zonjë të kongresit amerikan, të PD-së amerikane, së bashku me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare vizituan PD-në dhe na dhanë mundësinë për të shkëmbyer mendime mbi gjendjen politike në Shqipëri, në rajon dhe mbi perspektivën e bashkëpunimit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA-ve.

Në prioritetin e parë për Shqipërinë natyrisht rendita domosdoshmërinë e rikthimit të vendit në shinat demokratike të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe rolin e veçantë që ka për këtë qëllim lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimit midis politikës dhe krimit të organizuar, ku shfaqën një interes të veçantë për iniciativat tona politike, siç është ai i vettingut të politikanëve dhe natyrisht siç është interesi më madhor i PD-së dhe i shqiptarëve, zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Folëm po kështu për rëndësinë që ka jo vetëm për sigurinë për paqen e stabilitetin, po kështu dhe për demokracinë lufta kundër korrupsionit, por edhe për faktin që i gjithë rajoni sot po përjeton një nevojë të ngutshme për të rikthyer shoqëritë e Ballkanit Perëndimor në shinat e legjitimitetit demokratik sepse kjo situatë që po kërcënon paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është produkt i drejtpërdrejtë i autokratëve të Ballkanit të cilët për hir të pushtetit të tyre kanë shkatërruar bazat e bashkëjetesës demokratike siç janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, duke cituar në veçanti shkatërrimin e zgjedhjeve të 25 prillit dhe raportin e ODIHR dhe duke treguar vendosmërinë tonë për të mos iu ndarë asnjë çast kauzës së shqiptarëve për të pasur politikanë të pastër”, deklaroi kreu i PD.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI