Flash

Vrasja në Elbasan/ Gjyshja e 14-vjeçares: Djalit i lumshin duart, ata e drogonin dhe e shfrytëzonin vajzën si prostitutë

Lapsi.al 8 November 2021
Vrasja në Elbasan/ Gjyshja e 14-vjeçares: Djalit i lumshin duart,

Me tone të ashpra dhe pa asnjë pendesë dhe kërkim ndjese, gjyshja e autorit që vrau në Elbasan Florenc Kovaçin dhe plagosi vëllain e tij, Mikel Kovaçin ka folur për mediat duke bërë edhe një deklaratë të fortë.

“Djalit i lumshin duart, edhe policisë i thashë më jep armën sepse do ti vras të gjithë si familje”, është shprehur e revoltuar për emisionin “Shqipëria Live”, gjyshja e autorit 24 vjeçar Ardit Hida.

Ndër të tjera gjyshja ka akuzuar viktimën dhe vëllanë e tij që u plagos, se shfrytëzonin mbesën e saj, pra motrën e nipit të saj që tashmë akuzohet për vrasje dhe plagosje.

E moshuara tha më tej se dy vëllezërit ia merrnin mbesën, e cila sot është 14 vjeç, e drogonin dhe e shfrytëzonin për prostitucion.

“Ka vrarë Mikelin dhe Florencin tha, shumë mirë ia ke bërë i thashë. Djali erdhi në shtëpi dhe nuk tha që ka bërë krim. Të dy vëllezërit kanë dashur ta çonin për prostitutë. E shpërndanin në grup këta. E shfrytëzonin vajzën si prostitutë në Elbasan. Nuk vinte në shtëpi, e linin në rrugë se e drogonin. Vajza nuk tregonte. I thoja hajde, po e drogonin dhe prap me horrat rrinte. Në Polici e kam denoncuar kam një vit e gjysmë, nuk e kanë marrë për bazë. 100 herë kam denoncuar. Nuk e morën në mbrotje.

E kam denoncuar në polici ka 1 vit e gjysmë dhe nuk e kanë marrë për bazë. E kam denoncuar 100 herë. Vajza vinte e shqetësuar, ose nuk vinte fare, rrinte andej.

Jeta ka qenë me halle, herë me bukë, herë pa bukë. Vajza është në klasë të tetë këtë vit, e la shkollën fare. Djalit i lumshin duart, edhe policisë i thashë më jep armën sepse do ti vras të gjithë si familje." - u shpreh gjyshja e autorit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës kur pati përplasje mes të rinjve dhe Florenc Kovaçi, 28-vjeç ndërroi jetë ndërsa vëllai i tij, Mikel Kovaçi u plagos.

Por si ndodhi ngjarja?

Sherri ka ndodhur mbrëmjen e 5 nëntorit rreth orës 19:50 në lagjen “Qemal Stafa” në Elbasan. Dy vëllezërit Mikel dhe Florenc Kovaçi janë konfliktuar me disa të rinj të tjerë.

Sherri ka degraduar deri në përdorimin e armëve të ftohta, ku 24-vjeçari i arrestuar, Ardit Hida akuzohet se goditi dy vëllezërit. Fatkeqësisht Florenc Kovaçi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

I vëllai i tij, Mikel Kovaçi u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI