Flash

Haradinaj: Disa në Speciale i kanë duart me gjak, gjykatësi e qorton të mos flasë për luftën

Lapsi.al 8 November 2021
Haradinaj: Disa në Speciale i kanë duart me gjak, gjykatësi e

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, është paraqitur sot në Gjykatën Speciale, në kuadër të vazhdimit të gjykimit ndaj tij dhe Hysni Gucati.

Ai akuzoi si gjithmonë Specialen si gjykatë të padrejtë, ndërsa tha se disa nga personat të cilët po dëshmojnë në Hagë, i kanë duart me gjak. Ai theksoi se kryeprokurori Jack Smith ka gënjyer kur tha se akuzat nuk kanë të bëjnë me UÇK-në.

“Janë të njëjtit persona, emrat e të cilëve dëgjohen në këtë sallë gjyqi, të cilët kanë gjak në duart e tyre dhe që Prokruroria tani kërkon t’i mbroj nga publiku për ta shpëtuar turpin e saj. Prokurori Jack Smith qëndroi para jush dhe tha se kjo nuk ka të bëj me UÇK-në. Kjo është gënjeshtër. Pikërisht për këtë bëhet fjalë”, tha Haradinaj.

Qysh në fillim të fjalës së tij, Haradinaj i bëri thirrje trupit gjykues që ta përfundojnë këtë çështje.

“Të nderuar anëtarë të panelit, gjykatës dhe ju përfaqësues të shtetit tim që jeni sot aty dhe më dëgjoni, këto komente të shkurtra i bëj si qytetar krenar i Republikës së Kosovës, që i është nënshtruar një procesi nga Prokuroria që mund të cilësohet vetëm si e padrejtë dhe selektive. Tani ju bëj thirrje të nderuar gjyqtarë të një institucioni kombëtar të vendit tim të lindjes, ta përfundoni këtë çështje”, tha Haradinaj.

Ai tha se është trajtuar me përbuzje nga Prokuroria, ndërsa shtoi se “muajt e fundit kanë treguar fare qartë se frika jonë më e madhe është realizuar”.

Ai tha se ndodhet tash e 14 muaj në paraburgim pa asnjë provë.

Kryetari i trupit gjykues e luti Haradinajn që të flasë për çështjen ndaj tij, dhe jo për luftën dhe çështje të tjera.

“Duhet të fokusohemi te çështja gjyqësore. Nuk duhet të flasim për luftën”, tha gjykatësi, duke i thënë Haradinajt që të mos bëj deklarata politike./Express

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI