Flash

"Paratë shkojnë për oligarkët", Basha: Rama ka marrë më shumë borxh se gjithë qeveritë pas ’90-tës

Lapsi.al 8 November 2021
"Paratë shkojnë për oligarkët", Basha: Rama ka

Nga foltorja e Kuvendit, kryedemokrati Basha u shpreh se kryeministri Rama ka marrë më shumë borxh se sa të gjitha qeveritë e vendit bashkë, pas viteve ’90. Sipas Bashës, këto para nuk kanë shkuar në mirëqenie për qytetarët, apo në shëndetësi e arsim, por kanë shkuar për një grusht të vogël njerëzish që kanë kapur qeverinë.

"Në 8 vite edhe pse janë rritur taksat, Rama ka marrë borxh më shumë se sa janë marrë deri në vitin 2013 bashkë. Këto para nuk janë përkthyer në të mira për familjarët, apo për arsimin e shëndetësinë. Miliarda borxh në emër të shqiptarëve, që nuk kanë marrë qeveritë bashkë qysh nga vitin 1990. Ne konkurrojmë me shtetet që janë në luftë civile për tu larguar dhe kërkojnë azil. Ku shkuar këto para që u morën borxh? Në këtë shtet të cilësuar si të korruptuar të kapur nga korrupsioni, këto para të marra borxh shkojnë për një grup njerëzish që janë të lidhur me këta.  Në projektbuxhetin e viteve të ardhshëm duke qartë se cili është synimi i tyre. Por 2 miliardë euro për kontrata PPP duket se qëllim është shpërdorimi i parave për klientët e tij, karrigen ai e mban për një grup të vogël njerëzish, prandaj kur e pyesim pse largohen njerëzit, ai ngre supet. Ne po eksportojmë shqiptarë që u është mohuar një ardhme më e mirë dhe po importojmë hallexhinj nga vende të tjera, që janë skllevër modernë", tha Basha.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI