Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

100 mijë persona persona marshojnë në Glasgow duke kërkuar më shumë nga Konferenca për Klimën

Lapsi.al 7 November 2021
100 mijë persona persona marshojnë në Glasgow duke kërkuar

Rreth 100 mijë protestues kanë marshuar në qytetin skocez, Glasgow, në ditën e dytë të protestave të mbrojtësve të ambientit, të cilët besojnë se çështjet e ngrohjes globale nuk janë trajtuar me urgjencë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën.

Protestuesit – përfshirë studentë, aktivistë, politikanë dhe pjesëtarë të sindikatave kanë marshuar në qendër të qytetit më 6 nëntor.

Disa pjesëmarrës kanë pasur edhe mbishkrimet, “Kapitalizmi është duke vrarë planetin”.

Organizatorët dhe policia në Glasgow kanë thënë se presin që protestave t’iu bashkohen 50,000 persona, në kuadër të marsheve botërore për të kërkuar veprime të menjëhershme për komunitetet që veçse janë prekur nga ngrohja globale.

Delegatë nga gati 200 shtete janë duke marrë pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën, për të analizuar mënyra si të zbatohen zotimet e bëra në Konferencën e Parisit për Klimën më 2015, në mënyrë që temperatura mesatare të mbetet në 1.5 deri në 2 gradë Celsius.

Në mesin e marrëveshjeve që janë arritur në konferencën e këtij viti është edhe zvogëlimi i emetimeve të gazrave serrë dhe metanit, si dhe mosfinancimi i projekteve me thëngjill jashtë shteteve pjesëmarrëse

Siguria është rritur rreth qendrës së qytetit Glasgou më 6 nëntor, pasi edhe helikopterët janë parë në ajër gjatë marsheve./rel

Të këshilluara

Diplomati rus gjendet i pajetë në Berlin

Një diplomat rus është gjetur i pajetë pranë një ambasade shtetërore në Berlin. Mediat gjermane bëjnë me dije se trupi i tij është gjetur mëngjesin e sotëm, ...

12:55

Danimarka ndalon një anije kërkimore ruse

Autoritetet daneze kanë ndaluar një anije kërkimore ruse në veri në Gadishullit Jutland. Mediat e huaja bëjnë me dije se lajmi është konfirmuar nga vetë autorit...

09:37

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI