Flash

Vaksina shpallet fjala e vitit nga Fjalori i Oksfordit

Lapsi.al 1 November 2021
Vaksina shpallet fjala e vitit nga Fjalori i Oksfordit

Vaksina është fjala më e përdorur gjatë këtij viti. Leksikografët e Fjalorit anglez të Oksfordit e kanë shpallur fjalën e vitit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se fjalët e lidhura me vaksina janë përdorur shumë më shumë më 2021 për shkak të pandemisë së koronavirusit, përfshirë shprehjet, vaksinim i plotë, i/e pavaksinuar dhe fushatë kundër vaksinimit.

Ndërkohë redaktorja e lartë në Oksford, Fiona McPherson, ka thënë se fjala vaksinë ka qenë zgjidhje e qartë, për shkak të ndikimit që ka pasur. Sipas raportit të kësaj organizate, fjala vaksinë është regjistruar për herë të parë më 1799, ndërsa vaksinohu dhe vaksinim një vit më vonë.

Vaksina besohet se rrjedh nga fjala latine vacca, që do të thotë lopë. Sipas raportit, kjo fjalë lidhet me punën e shkencëtarit, Edëard Jenner për vaksinim kundër lisë në vitet 1790 dhe 1800.

 

Të këshilluara

DW: Debati për ndërrimin e orës në BE

Vetëm për shkak se rrezikon humbjen e besueshmërinë, BE duhet ta heqë ndërrimin e orës, që si çdo fund tetori erdhi edhe këtë vit. Pas tre vitesh konsultimesh e...

13:34

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI