Flash

Zbulohet data/ Takimi mes Biden dhe Erdogan do të mbahet nesër

Lapsi.al 30 October 2021
Zbulohet data/ Takimi mes Biden dhe Erdogan do të mbahet nesër

Presidenti i SHBA Joe Biden do të takohet me homologun turk Rexhep Tajip Erdogan ditën e nesërme, të dielën në samitin e G20 në Romë sipas një zyrtari të lartë amerikan. Sipas Alarabia, aleatët e NATO-s pritej të mbanin një takim dypalësh në samitin e OKB-së në Glasgow javën e ardhshme, por një zyrtar i lartë i administratës amerikane informoi gazetarët të shtunën se ajo do të zhvillohej të dielën në mëngjes.Në axhendë do të jenë Siria, Libia dhe sistemet e ndryshme të mbrojtjes që Turqia shpreson të marrë nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara. Erdogan ka pasur një marrëdhënie të vështirë me Biden, të cilin e takoi për herë të fundit në qershor gjatë një samiti të NATO-s në Bruksel. Turqia aktualisht po kërkon 1.4 miliardë dollarë kompensim pasi Uashingtoni e përjashtoi aleatin e NATO-s nga programi i saj i avionëve luftarakë F-35 si hakmarrje për blerjen e një sistemi rus të mbrojtjes raketore.

Takimi do të vinte gjithashtu pas një grindjeje të re diplomatike, ku Erdogani  kërcënonte se do të dëbonte ambasadorët nga Shtetet e Bashkuara dhe nëntë vende të tjera perëndimore për mbështetjen e tyre për një të burgosur, i cili ishte udhëheqës i shoqërisë civile turke.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI