Flash

Liderët botërore mblidhen në Romë, klima dhe pandemia në fokus të samitit të G20

Lapsi.al 30 October 2021
Liderët botërore mblidhen në Romë, klima dhe pandemia

Ndryshimet klimatike dhe Covid-19 janë në krye të agjendës së samitit të G20-tës që po mbahet në Itali. Është hera e parë që liderët e 19 vendeve më të industrializuara dhe Bashkimit Europian, takohen ballë për ballë që prej shpërthimit të pandemisë. Megjithatë, presidenti kinez Xi Jinping dhe ai rus Vladimir Putin nuk do të jenë në Romë për samitin, duke zgjedhur të marrin pjesë virtualisht. Kryeministri Italian Mario Draghi, mirëpriti liderët botërore në qendrën e konventave Nuvola në kryeqytet. Në fjalimin hapës, ai u shpreh optimist për të ardhmen, dhe tha se multilateralizmi është e vetmja përgjigje e mundshme.

“Pandemia na ndau. Është e qartë se multilateralizmi është përgjigja më e mirë e mundshme ndaj problemeve që ne përballemi sot. Në shumë mënyra është e vetmja përgjigje. Nga pandemia te ndryshimet klimatike, apo taksimi i drejtë, të vepruarit të vetëm nuk është një opsion. Duhet të bëjmë gjithçka mundemi për të tejkaluar ndasitë”, u shpreh Draghi.

Ai shtoi se ndryshimi mes niveleve te vaksinimit në vendet me të ardhura të larta dhe të ulëta, ishte moralisht i papranueshëm dhe minon rimëkëmbjen globale. Takimi zhvillohet në prag të samitit të OKB për klimën, COP26, që nis të hënën në Glasgou. Italia shpreson që liderët botërore do të vendosin një afat për eliminimin e emetimeve të gazrave me efekt serë. Grupi i G20-tës është përgjegjës për 80 përqind të emetimeve botërore.

Të këshilluara

Zyrtare, Facebook do të ndryshojë emrin

Tashmë është zyrtare, Facebook-u do ta ndryshojë emrin dhe lajmin e ka bërë të ditur shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg. Tashmë kompania do të njihet si “Meta”, th...

08:22

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI