Flash

Moti i keq në Itali, natë me stuhi dhe erë në Siçilinë lindore

Lapsi.al 29 October 2021
Moti i keq në Itali, natë me stuhi dhe erë në

Siçilia Lindore është përfshirë gjatë natës nga reshjet e dendura dhe erërat e forta për shkak të uraganit mesdhetar ‘Medicane’ të quajtur Apollo. Stuhi të forta janë regjistruar dhe vijojnë veçanërisht në zonat e Sirakuzanos dhe Raguzës.Mediat italiane raportojnë se reshjet e shiut kanë përfshirë edhe Katanian. Situata përkufizohet “në zhvillim” dhe por për momentin nuk raportohet asnjë gjendje kritike dhe asnjë dëm nuk është raportuar për njerëz apo objekte nga Dhoma Operative e Mbrojtjes Civile Siçiliane e cila vazhdon të monitorojë situatën.

E vetmja përmbytje e raportuar është, për momentin, ajo e rrugës Priolo Gargallo që çoi në mbylljen e trafikut përgjatë rrugës shtetërore 114 pranë daljes Cava Sorciaro. Teknikët dhe vullnetarët, në bashkëpunim me forcat e dislokuara edhe nga Bashkitë, organet ligjzbatuese, zjarrfikësit, ushtarët dhe shoqatat vijojnë të monitorojnë vazhdimisht territoret për të përshpejtuar ndërhyrjet nëse është e nevojshme.

Të këshilluara

Zyrtare, Facebook do të ndryshojë emrin

Tashmë është zyrtare, Facebook-u do ta ndryshojë emrin dhe lajmin e ka bërë të ditur shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg. Tashmë kompania do të njihet si “Meta”, th...

08:22

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI