Flash

Vuçiç: Serbia mbështet politikën “Një Kinë”, miqësia jonë është e sinqertë

Lapsi.al 28 October 2021
Vuçiç: Serbia mbështet politikën “Një

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i tha ministrit të Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Jiem, i cili ndodhet për vizitë dyditore në Serbi, se Beogradi e mbështet politikën “Një Kinë”. “Faleminderit për mbështetjen e integritetit territorial të Serbisë. Ju po e bëni atë në të njëjtën mënyrë sikurse Serbia, e cila mbështet politikën e një Kine”, tha Vuçiç.

Sipas politikës “Një Kinë”, Kina kontinentale dhe Tajvani janë pjesë të patjetërsueshme të Kinës së bashkuar. Serbia, në anën tjetër, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e cila është shpallur në shkurt të vitit 2008.

Vuçiq tha se Serbia nuk ka çështje të hapura me Kinën në sferën politike dhe se të dyja vendet bashkëpunojnë shkëlqyeshëm në të gjitha institucionet dhe organizatat ndërkombëtare.

“Miqësia jonë është e sinqertë, e madhe dhe nuk është çudi që shpesh e cilësojmë të çeliktë”, tha Vuçiç. Ai tha se fakti që Kina dhe Serbia e kanë trefishuar shkëmbimin tregtar në pesë vjet, pasqyron më së miri marrëdhëniet e ndërsjella.

Serbia është pjesë e nismës shtetërore kineze “Brezi dhe Rruga”, së bashku me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Me këtë nismë është paraparë ndërtimi i tubacioneve, rrugëve dhe projekteve të tjera infrastrukturore.

Ministri i Jashtëm kinez tha se zhvillimi i bashkëpunimit është në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve. “Ne jemi krenarë për zhvillimin e marrëdhënieve tona”, tha Wang. /REL

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI