Flash

Koronavirusi thyen rekorde në Rusi dhe Ukrainë

Lapsi.al 28 October 2021
Koronavirusi thyen rekorde në Rusi dhe Ukrainë

Rusia raportoi të enjten shifra rekorde të viktimave dhe të të infektuarve me koronavirus. Sipas raportit zyrtar të Qeverisë, në 24 orët e fundit u konfirmuan 1,159 të vdekur dhe 40,096 të infektuar. Me këto shifra, numri i përgjithshëm i viktimave në Rusi arrin mbi 235,000 dhe është i katërti më i lartë në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Indisë. Nga e enjtja, Moska është futur në izolim të pjesshëm, për shkak të situatës së rënduar pandemike.

Vetëm dyqanet me shërbime esenciale, të tilla si ushqimoret dhe farmacitë, lejohen të punojnë. Nga fundjava, ndërkaq, do të nisë java mbarëkombëtare e mospunës.

Putin shpall javën e mospunës për të frenuar koronavirusin

Ukraina po ashtu raportoi për numër rekord të të infektuarve në 24 orët e fundit: 26,071. Shifra e tejkalon rekordin e vendosur më 22 tetor prej 23,785 të infektuarish. Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës tha se në 24 orët e kaluara janë regjistruar 576 viktima nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Ukrainë është mbi 2.8 milionë, ndërsa i viktimave 66,204. Rritje të shkallës së infektimit ka në të gjithë Evropën Lindore dhe autoritetet kanë fajësuar për këtë shkallën e ulët të vaksinimit./ REL

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI