Flash

Goditet banda që ekzekutoi shqiptarin në Belgjikë, 64 të arrestuar deri më tani

Lapsi.al 28 October 2021
Goditet banda që ekzekutoi shqiptarin në Belgjikë, 64 të

Dy ditë më parë në Belgjikë u godit një bandë e fuqishme duke çuar në arrestime të shumta dhe sekuestrime armësh dhe kokaine. Mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë.

Në total numri i të arrestuarve sipas mediave belge ka shkuar 64. Ndërkohë që një pjesë e anëtarëve të organizatës kriminale vijojnë që të jenë në kërkim nga drejtësia belge për disa vepra penale, mes të cilave edhe vrasje. Po sipas mediave belge. Organizata kriminale akuzohet edhe për vrasjen e Arjan Spahiut në nëntor të vitit të kaluar.

“Organizata kriminale e shënjestruar nga operacioni i gjerë policor i kryer nën drejtimin e prokurorisë federale është përgjegjëse për atentatin ndaj një shqiptari të kryer më 27 nëntor 2020 në Molenbeek” që bëhet fjalë për Arjan Spahiun nga Elbasani.

Organizata kriminale, që në përbërje kishte edhe shqiptarë akuzohet për trafikun e tonelatave drogë nga Amerika Latine dhe shpërndarjen në Europë dhe jo vetëm.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI