Flash

G20 mbështet njëzëri taksën minimale për korporatat prej 15%

Lapsi.al 30 October 2021
G20 mbështet njëzëri taksën minimale për korporatat

Liderët e 20 vendeve më të industrializuara në botë njëzëri mbështetën normën minimale globale të taksës së korporatave prej të paktën 15% . Ministrat e financave të G20-ës ranë dakord për një taksë minimale prej 15 për qind disa muaj më parë dhe miratimi zyrtar i saj pritej në samitin e fuqive ekonomike botërore sot në Romë.

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen vlerësoi se marrëveshja për rregullat e reja ndërkombëtare të taksave, me një taksë minimale globale, “do të ndalojë garën e dëmshme deri në fund të taksimit të korporatave”.

“Duke vendosur, për herë të parë në histori, një taksë globale, më në fund do të barazojmë fushën e lojës për të gjithë punëtorët dhe taksapaguesit amerikanë, së bashku me pjesën tjetër të botës”, tha më herët presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Qëllimi i rregullave globale për taksimin e korporatave shumëkombëshe është të shtypin parajsat fiskale dhe të ndalojnë garën për të ulur taksat me të cilat shumë vende joshin kompanitë, ndërsa të tjerat mbeten pa të ardhurat e nevojshme./ Kosova press

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI