Flash

Të rrezikuar nga talebanët, Britania largon nga Afganistani anëtarët e LGBT-së

Lapsi.al 30 October 2021
Të rrezikuar nga talebanët, Britania largon nga Afganistani

Një grup afganësh që i përkasin komunitetit LGBTIQ+ kanë mbërritur në Britani për shkak të frikës dhe persekutimit nga talebanët. Evakuimi i grupit të afganëve “shpresohet të jetë i pari nga shumë të tjerë në muajt e ardhshëm”, tha ministria e jashtme e Britanisë në një deklaratë të shtunën, disa orë pasi një zëdhënës i talebanëve tha se të drejtat e LGBT+ nuk do të respektohen.

Mijëra afganë, përfshirë persona LGBT+, gra dhe zyrtarë të lidhur me administratën e mëparshme nxituan të largoheshin nga vendi pas kthimit të shpejtë të talebanëve në pushtet më 15 gusht, por shumë prej tyre nuk ishin në gjendje të hipnin në fluturimet e huaja të evakuimit.

“Ne luajtëm një rol kyç në largimin e këtyre njerëzve dhe do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar afganët e rrezikuar të largohen nga vendi,” tha në një deklaratë sekretarja e jashtme britanike Liz Truss, duke shtuar se Britania do të vazhdojë të mbrojë “të drejtën e të gjithëve. Njerëzit të jenë vetvetja dhe të duan atë që duan”-tha ajo.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI