Flash

DW: G20 nuk i përmbushi pritshmëritë për mbrojtjen e klimës

Lapsi.al 1 November 2021
DW: G20 nuk i përmbushi pritshmëritë për mbrojtjen e

Italia dëshironte që nga samiti i G20 në Romë të jepej një “sinjal i fortë” për Konferencën Botërore për Klimën. Por nga G20 nuk erdhi asgjë sinjal i tillë. Italia dëshironte që nga samiti i G20 në Romë të jepej një “sinjal i fortë” për Konferencën Botërore për Klimën. Por nga G20 nuk erdhi asgjë sinjal i tillë.Grupi G20, që bashkon fuqitë më të mëdha ekonomike në botë, shkakton 80 për qind të emetimeve të dëmshme për klimën. Prandaj përgjegjësia e tyre për rrjedhën e ndryshimeve klimatike është e madhe. Megjithatë në fund të samitit të Romës G20 nuk ishte në gjendje të binte dakord për një deklaratë ambicioze për mbrojtjen e klimës dhe për përcaktimin e një date të qartë për heqjen dorë nga prodhimi i energjisë me qymyr dhe për ndërprerjen e emetimeve të dioksidit të karbonit dhe gazrave që shkaktojnë efektin serrë.

Në vend të “sinjalit të fortë” që shpresohej se do të vinte nga Roma në drejtim të Konferencës Botërore të Klimës (COP26) në Glasgou, në takimin e G20 pati deri në fund mosmarrëveshje. Fillimisht u tha se viti 2050 do të vendosej si vit i ndërprerjes së emetimeve të dioksidit të karbonit dhe gazrave që shkaktojnë efektin serrë, kurse tani në deklaratën e takimit thuhet në mënyrë të përgjithme se i ashtuquajturi neutralitet i emetimeve të CO2 dhe kufizimi i rritjes së temperaturës globale në nivelin 1,5 gradë synohet të arrihet “deri nga mesi i shekullit”. BE-ja i kishte venë vetes si qëllim vitin 2050 për neutralitetin e emetimeve të CO2. Madje Gjermania dëshiron ta arrijë këtë qëllim deri në vitin 2045. Por deklarata me sa duket mori në konsideratë planet e Kinës dhe të Rusisë, të cilat kanë caktuar si objektiv vitin 2060. Ndërsa India nuk dëshiron të japë asnjë premtim.

Heqja dorë nga prodhimi i energjisë me qymyr

Deklarata përfundimtare përmbante vetëm shprehje dëshirash të përgjithshme për zgjerimin e energjive të riciklueshme dhe pjesëmarrësit duket se nuk i vunë veshin thirrjes së kryeministrit të Italisë, Mario Draghi, i cili tha në fillim të bisedimeve për klimën se “vendimet që po marrim sot do të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në suksesin e Samitit të Glasgout dhe në aftësinë tonë për ta vënë nën kontroll krizën klimatike.”/DW

Të këshilluara

DW: Debati për ndërrimin e orës në BE

Vetëm për shkak se rrezikon humbjen e besueshmërinë, BE duhet ta heqë ndërrimin e orës, që si çdo fund tetori erdhi edhe këtë vit. Pas tre vitesh konsultimesh e...

13:34

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI