Flash

Përplasen 2 makina në “4 rrugët e Shijakut”, 8 të lënduar

Lapsi.al 28 October 2021
Përplasen 2 makina në “4 rrugët e Shijakut”, 8

Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “4 rrugët e Shijakut” mbrëmjen e kësaj të enjteje. 2 automjete janë përplasur me njëri – tjetrin për shkak të shpejtësisë. Raportohet se janë lënduar 8 persona, por pa rrezik për jetën.

"Me datë 28.10.2021, rreth orës 20:00, në Shijak, mjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin D. K., është përplasur me një motomjet me rimorkio.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar 8 shtetas që ndodheshin në rimorkio, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit shtetasi D. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit" - raporton policia.

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, një i plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Lezhë – Shkodër. Një automjet është përplasur me një motorçikletë në fshatin Ball...

19:44

Lëkundje tërmeti në Korçë

Disa minuta më parë një lëkundje tërmeti është regjistruar në Korçë. Lëkundja me magnitudë 2. 9 ballë u regjistrua 10 km nga Korça dhe thellësi 2 km. Javë...

19:14

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI