Flash

Vdekja e rusëve do të rindërtohet/ Prova për të zbuluar se çfarë i vrau katër turistët në Qerret

Lapsi.al 28 October 2021
Vdekja e rusëve do të rindërtohet/ Prova për të zbuluar

Grupi i hetimit ka propozuar të kryejë eksperiment hetimor në pishinën e hotelit në Qerret, pranë të cilës u gjetën të pajetë katër rusët Sergei, Natalia, Ekatrina dhe Nikita.

Në këtë eksperiment është kërkuar prania e ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik dhe të mjekësisë ligjore dhe sipas sugjerimit të prokurorisë do tentohet të krijohen të njëjtat kushte bazuar në dëshminë e punëtorit të pishinës Ndriçim Halilaga që ka rrëfyer se ka tretur vetëm një gotë klor pluhur në 60 ton ujë.

Më tej, bazuar në dëshminë e administratores, grupi i hetimit do të kërkojë ngrohjen e pishinës më të njëjtën procedure dhe protokoll të ndjekur dhe më herët. Qëllimi i hetuesve është që të llogarisë në prani të ekspertëve avujt e klorit në ambientin e brendshëm që nuk u morën mbrëmjen e të premtes tragjike, kur 4 turistet pasi u kthyen nga Ohri zbritën në katin e nëndheshëm mbasi kishin kryer rezervimin me telefon.

Paqartësia e hetuesve lidhet me dyshimet nëse në kushte të tilla mund të kthehen apo jo avujt e klorit aq të rrezikshëm sa të bëhen vdekjeprurës.

Sakaq mjekësia ligjore ka përjashtuar dyshimet se rusët mund të kishin përdorur lëndë psikotrope, ndërkohë që as ISHP, as AKU dhe as ISUV nuk kanë marrë përsipër kryerjen e ekspertizës në mostrat e ujit dhe të ushqimeve./tch

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, një i plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Lezhë – Shkodër. Një automjet është përplasur me një motorçikletë në fshatin Ball...

19:44

Lëkundje tërmeti në Korçë

Disa minuta më parë një lëkundje tërmeti është regjistruar në Korçë. Lëkundja me magnitudë 2. 9 ballë u regjistrua 10 km nga Korça dhe thellësi 2 km. Javë...

19:14

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI