Flash

Helmimi i 600 qytetarëve në Krujë, ISHP publikon rezultatin e analizave

Lapsi.al 28 October 2021
Helmimi i 600 qytetarëve në Krujë, ISHP publikon rezultatin e

Instituti i Shëndetit Publik ka nxjerrë rezultatin e analizave të ujit që solli helmimin e mbi 600 qytetarëve në Krujë.

Në një deklaratë për mediat nëndrejtori i ISHP-së Dritan Ulqinaku tha se helmimi masiv ka ardhur si rezultat i një defekti në sistemin hidrik (çarje në tubacion) për shkak të shirave, ku është konstatuar një bakter 'Enterokokus', në një pikë të tij.

“Nga analizat e marra nga ISHP ka rezultuar që në një pikë të vetme të ujësjellësit ka rezultuar bakteri 'Enterokokus', shkak i këtyre shqetësimeve, situata që sot flasim është shumë e qetë, ka mbaruar pothuajse shqetësim, do e ndjekim me rigorozitet këtë epidemi të shkaktuar nga uji”, njofton ISHP.

Ulqinaku tha se ujësjellësi duhet të kishte marrë masa më shpejt, pasi bakteri neutralizohet menjëherë nga dezinfektantët.

“Ka qenë një çarje diku (në tubacion). Duhet të kishim vepruar më shpejt. Nuk ka pasur raste të rënda, trajtimi është dhënë në kohë rekord. Uji kishte prani të bakterit "Enterokokus" për shkak të shirave të ditëve të fundit. Bakteri ‘Enterokok’ reagon shumë mirë nga dezinfektantët” tha Ulqinaku.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI