Flash

Covid-19 në Kosovë/ Asnjë viktimë në 24 orët e fundit, 16 raste të reja

Lapsi.al 28 October 2021
Covid-19 në Kosovë/ Asnjë viktimë në 24 orët e

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë identifikuar 16 raste të reja me Covid-19, nga 1, 577 teste të realizuara.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ditën e sotme nuk është shënuar asnjë viktimë.

Ndërsa 16 pacientë janë shëruar nga Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruave në 157.292 persona.

Në total numri i rasteve aktive është 428.

Detaje nga autoritetet shëndetësore kosovare: 

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.597 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.553.816 doza të vaksinës.

Deri më sot 716.855 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.557 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.292. Në total numri i rasteve aktive është 428.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI