Flash

Rama - Bashës: Nuk del dot nga zyra të takosh njerëzit e partisë tënde

Lapsi.al 28 October 2021
Rama - Bashës: Nuk del dot nga zyra të takosh njerëzit e

Akuzave të Lulzim Bashës për tendera korruptiv, për bankomate në zyrën e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama iu përgjigj ashpër, duke i quajtur padyshim shpifje. Ai akuzoi nga foltorja e Kuvendit Bashën se nuk del dot nga zyra të takojë mbështetësit e tij.

"Mua fondet e BE Lulzim më pëlqejnë shumë, u jam mirënjohës të gjithë atyre që na kanë ndihmuar në këtë proces, që kanë marrë përsipër që të investojnë drejpërdrejt në këtë projekt. Fjalën hajdut gëlltite brenda, bëj një kthesë me gjuhën në drejtim të ezofagut, mate mirë kur flet për radhë të afërmish që merren me ndarjen e lekëve, duke shfrytëzur zyrën e kryetarit të bashkisë. Bëhu burrë njëherë që të ka ardhur rasti.

Ti nuk del dot nga zyra që të takosh anëtarët e partisë tënde, dhe më tregon mua ti se çfarë është që të jesh pranë njerëzve, mos hajde këtu të bësh leksione morali, dhe të ndrysh shtëpitë e shqiptarëve, se nuk ta ka njeri borxh Lulzim. Unë jam këtu për të respektuar këtë institucion, për të respektuar edhe ty bashkë me partinë tënde. Partinë më të bukur të lindjes? Bëhu burrë dhe mos hajde këtu me dëngla dhe akuza, po hajde këtu me argumente." - u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI