Flash

Helmimi në Krujë/ Policia merr në pyetje edhe pronarin e stallës pranë ujesjellësit

Lapsi.al 27 October 2021
Helmimi në Krujë/ Policia merr në pyetje edhe pronarin e

Nga dita e dielë e deri më tani, 500 banorë të qytetit të Krujës janë helmuar nga uji i pijshëm. Përgjigjet e analizave mikrobiologjike të ujit të pijshëm në Krujë kanë rezultuar me prani të lartë streptokoku dhe esheria koli. Si fillim u dyshua se prezenca e një stalle me lopë e ngritur afër depos së ujit ishte shkaku se përse uji i pijshëm kishte prani fekalesh dhe prej tyre u helmuan qytetarët e Krujës. Grupi i xhirimit të Top Channel vajti në terren për të parë më nga afër se ku ndodhej stalla e gjësë së gjallë, aty ne gjetëm vetëm të zotët e stanit. Nuri Kablli, pronari i stallës u shpreh “Unë i kam hequr lopët që në muajin maj, çfarë punë prishin lopët e mia ky stan ka qenë i ngritur që në fillim kur u ndërtua depoja e ujit dhe inxhinierët nuk kërkuan heqjen e stanit. Përse kërkojnë të më bëjnë fajtorë. Kjo nuk është hera e parë që qytetarët e Krujës helmon nga uji i pijshëm. Duhet të kuptoni që problemi vjen nga tubat e ujësjellësit. “

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI