Flash

"Ndërmarrja ka detyrime", Rama lan duart me helmimin e 500 banorëve të Krujës

Lapsi.al 27 October 2021
"Ndërmarrja ka detyrime", Rama lan duart me helmimin e 500

Kryeministri Edi Rama nuk mbajti asnjë përgjegjësi dhe nuk shfaqi asnjë shenjë reflektimi për garancinë që u dha në fushatë banorëve të Krujës se mund të pinin ujë nga rubineti. Me një llogjikë të thjeshtuar, kreu i qeverisë u tha gazetarëve se si alternativë tjetër e helmimit banorëve, ishte vetëm mosndërtimi i ujësjellësit të ri. Pra, sipas kryeministrit, ose Ujësjellësi i Krujës nuk do të ndërtohej fare, ose banorët do të helmoheshin.

"Sipas jush, nuk duhej ndërtuar ujësjellësi të ri? Apo sipas jush ka sjellë këtë problem? Të ndërtosh një të ri është një gjë dhe të shikosh se uji ka shkuar nëpër shtëpia është një gjë dhe të shikosh parametra është një gjë tjetër. Qeveria ka bërë investimin, ndërmarrja ka detyrime të tjera. Kjo është një gjë nën hetim administrative për të kuptuar çfarë ka ndodhur. Është njësoj si të thuash që pas rindërtimit të rrugës së re është rritur numri i aksidenteve për shkak të shpejtësisë, e ka fajin rruga apo shoferi?”-u shpreh Rama, duke harruar se në 27 Mars, ditën kur inauguroi ujësjellësin doli garant se uji mund të pihej direkt nga rubineti.

https://lapsi.al/2021/10/25/helmimi-masiv-ne-kruje-si-u-premtua-cilesi-maksimale-e-ujit-te-pijshem-ne-fushate/

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI