Flash

FOTO/ A është ky kërcënimi që mori Albin Kurti?

Lapsi.al 27 October 2021
FOTO/ A është ky kërcënimi që mori Albin Kurti?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar. Lajmin për këtë kërcënim, i cili ka bërë që Njësia Speciale të ruajë shtëpinë e Kurtit, e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Ai ka thënë se për këtë arsye, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, ka thënë Kryeziu.

Gazeta Insajderi ka siguar një shpallje të bërë në rrjetin social Facebook, ku ofrohen 50 mijë euro për këdo që e vret kryeministrin Kurti. Kështu një person ka shkruar në grupin “Shes blej gjithçka”, në rrjetin social “Facebook”. Postimi është fshirë nga platforma, pasi është vënë në pah nga organet e sigurisë. Në atë postim, thuhet se “Kurti duhet të vritet”, ndërsa si arsye përmendet rritja e çmimeve për produktet esenciale. Një kërcënim të tillë e kanë marrë seriozisht organet e sigurisë.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI