Flash

Basha sulmon Ramën, Berishën dhe Metën në Kuvend

Lapsi.al 28 October 2021
Basha sulmon Ramën, Berishën dhe Metën në Kuvend

Lulzim Basha përmes Edi Ramës ka sulmuar dhe Sali Berishën dhe Ilir Metën të cilët i ka quajtur trekëndësh të Bermudës. Në Kuvend Basha tha se Edi Ramën e ka marrë malli për Sali Berishën dhe prandaj merret kaq gjatë me problemet e brendshme të PD-së.

Basha i kujtoi Ramës fitoren në zgjedhjet lokale për bashkinë e Tiramës në vitin 2011, dhe tha se do ta ketë sërish përballë në krye të demokratëve, që sipas tij e kanë zgjedhur për ti prirë betejës për rrëzimin e kësaj qeverie.

"Zonja kryetare, ka diçka themelisht gabim, kur vjen këtu me një citim që e ke mësuar përmendsh, je bërë shumë i lexueshëm, me një fjali e kuptojnë të gjithë. Thuaj që të ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën, bëni trekëndëshin e Bermudës, dhe qani hallet bashkë.

Unë nuk jam këtu për të qarë hallet tuaja, a do ta plotësojnë ty demokratët dëshirën për të na kthyer pas? Jo sepse të kam mundur në 2011-tën. Nëse të dukem i fortë, ky është problemi yt, nuk kam nevojë unë të të poshtëroj. Ja tek i ke faktet, merri këto , kërkoji tigrit që ti japë. (nxjerr të dhënat për shkollat, fondet e BE në raport me fondet e qeverisë)." - tha mes të tjerash kryedemokrati.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI