Flash

Ngjarja që trazoi Shqipërinë dhe Greqinë, sot tre vite nga vrasja e ekstremistit Kacifas

Lapsi.al 28 October 2021
Ngjarja që trazoi Shqipërinë dhe Greqinë, sot tre vite nga

Sot mbushen tre vjet nga ngjarja që terrorizoi Dropullin dhe trazoi më pas raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Për gati pesë orë, ekstremisti Kostandin Kacifas terrorizoi me armë fshatin e tij të lindjes, Bularatin. Më pas ndërhynë forcat RENEA nga Tirana për neutralizimin e situatës. Kacifas qëlloi ndaj policisë disa herë dhe nuk pranoi të dorëzohej. Më pas ai bëri vetëvrasje me armën që kishte.  Policia sekuestroi një kallashnikov, dy karikatorë, një çantë me fishekë luftarakë, 31 gëzhoja, ndërsa në banesë uniforma ushtarake.

Konstantinos Kacifa minoritar me origjinë nga Bularati hyri në Shqipëri në datë 2 tetor, ndërsa në ditët e fundit kishte vendosur disa flamuj grek në fshat. Pas 3 vitesh, Prokuroria e Gjirokastrës ka përfunduar hetimet, duke dalë në përfundimin se 35-vjeçari kreu vetëvrasje. Sipas Prokurorisë, veprimet e RENEA ishin korrekte gjatë aksionit për kapjen e tij dhe se minoritari grek kreu vetëvrasje. Ndërkohë, Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër hodhi poshtë kërkesën e prokurorit Julian Çafka, për të përfunduar hetimin për vdekjen e 35-vjeçarit Konstantinos Kaçifas. Në të njëjtën kohë, u kërkua që të vazhdohet hetimi, nëpërmjet veprime hetimore shtesë në përputhje me dispozitat ligjore.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI