Flash

Operacion antidrogë në Lezhë, ka të shoqëruar nga policia

Lapsi.al 28 October 2021
Operacion antidrogë në Lezhë, ka të shoqëruar nga

Vijon aksioni anti-drogë në Lezhë. Mësohet se janë shoqëruar dy persona. Të shoqëruarit do të merren në pyetje dhe do të hetohen nëse kanë lidhje me trafikun dhe mbjelljen e drogës në këtë zonë.

Ndërkohë më herët, gjatë kontrolleve ditën e sotme është gjetur një sasi e konsiderueshme kanabis në një shtëpi të braktisur në fshatin Manati.

Aktualisht policia po kryen kontrolle si dhe po punon për të identifikuar poseduesit e lëndës narkotike.

Aksioni kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës në këtë qark ka nisur pak ditë pas vrasjes së vrasjes së nënkomisartit Saimir Hoxha i cili u qëllua për vdekje nga i riu Aldi Rama teksa po kthehej pas asgjësimit të një parcele me kanabis në zonën e Kune Vainit.

8 ditë më parë, me urdhër të prokurorisë së posaçme në qarkun e Lezhës u lëshuan 20 urdhra-ndalimi mes të cilëve edhe 5 efektivë policie. Bëhej fjalë për një grup që merrej me kultivimin e kanabisit, kryesisht në zonat malore të Lezhës. Operacioni, i cili nisi mbrëmjen e se mërkurës, (20 tetor 2021) përfundoi në orët e para të së enjtes (21 tetor) pasi policia nuk mundi të ekzekutonte të gjitha urdhrat e arrestit të dhëna nga SPAK.

Ky grup i kultivimit të kanabisit që u godit nga SPAK pas një hetimi 1 vjeçar, nxori zbuluar 4 policë, dhe nënkomisarin e policisë së Pukës Kastriot Bicukaj, të cilët lejuan kultivimin e 4 mijë rrënjëve të kanabisit dhe dekonspironin aksionet. Ndërkohë hetimet po vazhdojnë në kuadër të dokumentimit të veprimeve të disa punonjësve të policisë gjyqësore, pasi dyshohet për përfshirje të tyre në këtë veprimtari kriminale. /Abc

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, një i plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Lezhë – Shkodër. Një automjet është përplasur me një motorçikletë në fshatin Ball...

19:44

Lëkundje tërmeti në Korçë

Disa minuta më parë një lëkundje tërmeti është regjistruar në Korçë. Lëkundja me magnitudë 2. 9 ballë u regjistrua 10 km nga Korça dhe thellësi 2 km. Javë...

19:14

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI