Flash

Pirro Dhima feston ditën e JO-së greke, krah nënës së Kacifas në Bularat

Lapsi.al 28 October 2021
Pirro Dhima feston ditën e JO-së greke, krah nënës së

Ish-peshëngritësi i njohur me origjinë shqiptare që mbrojti ngjyrat e flamurit grek duke marrë disa medalje të arta olimpike Piro Dhima ditën e sotme është shfaqur në krah të prindërve të Konstantinos Kacifas gjatë meshës që u zhvillua në Bularat të Gjirokastrës.

Sot grekët festojnë ditën e “JO”-së me këtë rast aktivitete zhvillohen nga minoritarët edhe në jug të Shqipërisë.

Gjatë paradites në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë ishin të pranishëm ku vendosën kurora me lule zv.ministri i Jashtëm grek, ambasadorja, përfaqësues të tjerë të Athinës, por edhe konsulli në Gjirokastër dhe politikanë shqiptarë që mbrojnë të drejtat e minoritetit, mes të cilëve Vangje Dule, Tavo, etj.

Pasi mbaroi ceremonia në varrezat e ushtarëve, përfaqësuesit grekë ishin te varri i Konstantinos Kacifas ku vendosën lule.

Më pas u zhvendosën në meshën e mbajtur në Bularat. Mes shumë figurave që ishin të pranishëm në meshë ishte edhe vetë Piro Dhima, që shfaqet pranë nënës së Kacias.

Në 1 tetor Piro Dhima humbi nënën e cila jetonte e vetme dhe u gjet e vdekur nga fqinjët në banesë, tre ditë pasi kishte ndërruar jetë.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI