Flash

Basha: "Trekëndëshi i Bermudës" i ka ditët e numëruara, një e nga një do t'i thyen brinjët

Lapsi.al 28 October 2021
Basha: "Trekëndëshi i Bermudës" i ka ditët e

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë mesazhin se shqiptarëve do t’u hapet rruga e zhvillimi dhe integrimit.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se Shqipëria duhet dhe do të ndahet njëherë e përgjithmonë nga llumi 30 vjeçar i tranzicionit.

Ndërkohë, kreu i PD-së, ka postuar edhe pjesë nga fjala e tij sot në Kuvend, ku ndër të tjera u shpreh se një pas një, brinjët e “Trekëndëshit të Bermudës” do të bien dhe shqiptarëve do t’u hapet rruga e mbyllur 30 vite.

“Pra që t’i themi gjërat shkoqur dhe qartë, këtu ka një betejë midis 30 viteve llum të tranzicionit, ku padiskutim maja e llumit je ti, padiskutim llumi nuk i takon vetëm një partie, kemi edhe ne pjesën tonë të llumit, por unë të siguroj që atë pjesë tonën të llumit që e ke peshkuar mirë tetë vitet e shkuara, një pjesë e ke pasuruar, një pjesë e ke graduar, një pjesë e ke grepuar, e ke përdorur, e ke hedhur kundër opozitës, e ke hedhur kundër ndryshimit, kundër proceseve demokratike, që në fund të fundit çfarë janë?!

Janë mënyra e një shoqërie për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Pa kaluar në përplasje sociale. Atë pjesë të llumit Partia Demokratike dhe unë jemi të vendosur ta pastrojmë deri në fund. Sado të subvencionosh ti oligarkët dhe mediat e kapura për të kundërtën. Sakrifica e demokratëve, në emër të shqiptarëve, nuk do të shkojë kot. Masakra zgjedhore e 25 prillit nuk do të mbajë gjatë.

Vendosmëria ime është e pakthyeshme!

“Trekëndëshi i Bermudës” i ka ditët e numëruara! Kështu që jepini gajret njëri-tjetrit sa të doni, por shpëtim, nga ajo për të cilën i keni hyrë në hak shqiptarëve, ti i pari dhe mbi të gjithë, nuk keni për të pasur. Gjërat kanë ndryshuar një herë e mirë. Një pas një, brinjët e “Trekëndëshit të Bermudës” do të bien! Shqiptarëve do t’u hapet rruga e mbyllur 30 vite”, tha Basha sot ne Parlament.

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, një i plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Lezhë – Shkodër. Një automjet është përplasur me një motorçikletë në fshatin Ball...

19:44

Lëkundje tërmeti në Korçë

Disa minuta më parë një lëkundje tërmeti është regjistruar në Korçë. Lëkundja me magnitudë 2. 9 ballë u regjistrua 10 km nga Korça dhe thellësi 2 km. Javë...

19:14

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI