Flash

Lideri i opozitës turke: Erdogan është psikopat

Lapsi.al 27 October 2021
Lideri i opozitës turke: Erdogan është psikopat

Kërcënimi Erdogan për çështjen e dëbimit të dhjetë diplomatëve nga Ankaraja shkaktoi një reagim të fortë nga lideri i opozitës, Kemal Kilicdaroglu, i cili e cilësoi Presidentin “psikopat”, shkruan “Protothema”. Ai shtoi se Erdogan i sheh njerëzit në shesh dhe “thotë çfarëdo i vjen në mendje”.

Në të njëjtën kohë, Kilicdaroglu foli drejtpërdrejt “për një njeri që ka probleme mendore” dhe tek i cili qytetarët “nuk mund t’i besojnë vendit”.

Sulmi i ashpër dhe i paprecedentë i Kilicdaroglu ndaj Erdoganit vjen në një kohë kur presidenti turk po përpiqet ta paraqesë si “fitore” përshkallëzimin e krizës me dhjetë ambasadorët, pas deklaratës së tyre në rrjetet sociale se “ata respektojnë punët e brendshme si dhe të drejtën e brendshme të çdo vendi”.

Më herët, dhjetë ambasadorët kishin kërkuar lirimin e Osman Kavalas, një  biznesmen, aktivist për të drejtat e njeriut dhe filantrop, i cili ndodhet në burg që nga fundi i vitit 2017, i akuzuar për financimin e demonstratave dhe pjesëmarrjen në “grushtin” e dështuar të 2016. Kavala mohon akuzat.

Erdogan kërcënoi se do i shpallte “non grata” ambasadorët, por më pas u tërhoq. Një burim diplomatik turk i tha “Reuters” se zëdhënësi presidencial Ibrahim Kalin dhe ministri i jashtëm Mevlüt Çavuşololulu kishin ndërmarrë hapa për të gjetur një zgjidhje me dhjetë ambasadorët.

Të këshilluara

Sulm me thikë në Vjenë, 4 të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur në Vjenë, Austri, pasi një person ka sulmuar me thikë kalimtarët e rastit. Policia “nuk e konsideron” një motiv të mundshë...

19:44

Zgjidhet presidentja e Bundestagut

Në seancën konstitutive të Bundestagut të martën politikania e SPD-së, Bärbel Bas u zgjodh presidente e Bundestagut. Bas mori 576 vota pro nga 724 vota të vlefs...

14:44

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI