Flash

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Aksion i madh nga Europol/ 150 të arrestuar në të gjithë botën, sekuestrohen miliona euro, drogë e armë

Lapsi.al 26 October 2021
Aksion i madh nga Europol/ 150 të arrestuar në të gjithë

Rreth 150 persona janë arrestuar në një operacion global kundër trafikimit në “rrjetin e errët” (Dark Web) në internet, një nga operacionet më të mëdha të kryera ndonjëherë në Internetin e Errët, njoftoi sot forca policore evropiane Europol me qendër në Hagë.

Gjatë operacionit të quajtur “DarkHunTOR” u sekuestruan miliona euro, Bitcoin, drogë dhe armë.

Operacioni “përfshiu një numër aksionesh të veçanta në Australi, Bullgari, Francë, Gjermani, Itali, Holandë, Zvicër, Britani dhe Shtetet e Bashkuara”, tha Europol.

Në SHBA , rreth 65 persona u arrestuan në këtë operacion, i cili lejoi, ndër të tjera, 47 arrestime në Gjermani, 24 në Britani, 4 në Itali dhe 4 në Holandë.

Disa nga të arrestuarit ishin “shënjestra të rëndësishme” për Europol.

Konkretisht u sekuestruan 26.7 milionë euro para në dorë dhe monedha digjitale Bitcoin, dhe drogë, kryesisht 25,000 qese me drogë ekstazi dhe 45 armë zjarri.

Në Itali, policia mbylli gjithashtu qendrat e paligjshme tregtare, të njohura si "DeepSea" dhe "Berlusconi", të cilat shfaqnin ” më shumë se 100,000 reklama të produkteve të paligjshme” , sipas Europol, operacioni i të cilit ishte i koordinuar me Eurojust, Zyra Evropiane e Bashkëpunimit Gjyqësor.

Të këshilluara

Zgjidhet presidentja e Bundestagut

Në seancën konstitutive të Bundestagut të martën politikania e SPD-së, Bärbel Bas u zgjodh presidente e Bundestagut. Bas mori 576 vota pro nga 724 vota të vlefs...

14:44

Tesla prek vlerën e 1 trilion dollarëve

Tesla ka arritur 1 trilion dollarë të hënën, një moment historik suksesi për Elon Musk. Kjo vjen pasi Hertz porositi 100 mijë automjete për të ndërtuar flotën e...

10:21

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI