Flash

Erdogan tërhiqet nga vendimi për shpalljen non grata të ambasadorëve

Lapsi.al 26 October 2021
Erdogan tërhiqet nga vendimi për shpalljen non grata të

Presidenti turk iu kundërvu apeleve të Perëndimit për lirimin e intelektualit Kavala duke dashur ta shfrytëzojë situatën për politikën e brendshme. Ai kërcënoi me dëbim ambasadorët. Por tani e tërhoqi vendimin. Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan e tërhoqi deklaratën për shpalljen non grata të ambasadorëve perëndimorë. Erdogan tha në Ankara, se "ambasadorët janë tërhequr nga qendrimet e tyre” dhe "në të ardhmen do të jenë më të kujdesshëm”. Para kësaj deklarate të Erdoganit, ambasadorët e prekur patën postuar në Twitter një deklaratë, sipas së cilës ata i përmbahen Konventës së Vjenës për të mos ndëryhrë në punët e brendshme të vendit ku kryejnë shërbimin.

“Qëllimi ynë nuk ishte të shkaktonim një krizë”.

Përfaqësia e SHBA-së në Turqi të hënën pasdite (25.10) publikoi në Twitter një deklaratë për respektimin e Konventës së Vjenës. “Synimi ynë nuk ishte të shkaktonim një krizë”, u shpreh më tej Erdogan. Ne kishim për qëllim të mbronim të drejtat e sovranitetit të Turqisë. Kreu i shtetit Erdogan në fundjavë shkaktoi një skandal kur deklaroi, se dhjetë ambasadorë perëndimorë do t’i shpallë persona të padëshiruar – nga protestat kundër deklaratës së tyre të solidaritetit me sipërmarrësin dhe mbështetësin e kulturës Osman Kavala, që mbahet në burg. Me shpalljen e person non grata zakonisht pason dëbimi i personave nga vendi. Të prekur nga ky qendrim ishin ndër të tjerë ambasadori gjerman Jürgen Schulz dhe kolegët e tij nga Franca, SHBA-ja dhe shtatë vende të tjera.

64-vjeçari Kavala ndodhet në arrest hetimor në Stamboll që nga viti 2017, ndonëse Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka udhëzuar më 2019 lirimin  eitj. Kavala menaxhon një nga shtëpitë botuese më të mëdha në Turqi dhe angazhohet me organizatën e tij Anadolu Kültür për dialogun me grupet etnike si dhe në konfliktin me kurdët apo me Armeninë. Ai është gjithashtu themeluesi i degës turke të fondacionit Shoqëria e Hapur të filantropit nga SHBA George Soros, i cili është në shënjestër prej shumë populistëve./DW

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI