Forcat ushtarake në Sudan kanë arrestuar kryeministrin Abdalla Hamdok dhe e kanë vendosur atë në arrest shtëpiak ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur ministria e informacionit të Sudanit. Ministria sudaneze konfirmoi se shumica e anëtarëve të kabinetit dhe këshillit kombëtar të sovranitetit, i cili ndërmori tranzicionin demokratik të vendit pas përmbysjes së Omar El Bashir në vitin 2019, janë arrestuar. Ende nuk është e qartë se urdhrave të kujt I bindet ushtria për të ndërmarrë një veprim të tillë, por duket se kemi të bëjmë me një grusht shteti.