Flash

Ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk zgjidhet lideri i partisë kryesore opozitare “Platforma qytetare” në Poloni

Lapsi.al 25 October 2021
Ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk zgjidhet lideri i

Donald Tusk, ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Këshillit Evropian, u zgjodh lider i “Platformës qytetare” (PO), partia kryesore opozitare e Polonisë.

“Tusk, i vetmi kandidat për këtë post, u mbështet nga 97,4 përqind e anëtarëve të PO”, tha Dorota Niedziela, komisionerja kombëtare e zgjedhjeve të PO, në një konferencë për shtyp.

“Konfirmoj se kandidati Donald Tusk mori numrin e kërkuar të votave dhe u zgjodh kryetar i ‘Platformës Qytetare'”, tha Niedziela.

Një nga politikanët më të suksesshëm të Polonisë dhe një bashkëthemelues i PO, Tusk (64 vjeç) shërbeu si kryeministër nga 2007-14.

Pas largimit nga politika polake ai u bë president i Këshillit Evropian, para se të bëhej kreu i Partisë Popullore Evropiane, blloku më i madh në Parlamentin Evropian.

Tusk u bë ushtrues detyre i PO më 3 korrik pas dorëheqjes së Borys Budka. Ai tha në atë kohë se kishte vendosur të rikthehej në skenën e brendshme politike sepse PO është një ekip i njerëzve absolutisht të veçantë.

Të këshilluara

SHBA-ja heq vizat për qytetarët kroatë

Nga 23 tetori, qytetarët kroatë mund të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa viza, njoftoi Ambasada amerikane në Zagreb. “Erdhi edhe kjo ditë. Urime Kroaci për a...

11:50

Kolumbia arreston mbretin e kokainës

Trafikanti më i kërkuar i drogës në Kolumbi, Dairo Antonio Usuga, i njohur gjithashtu si “Otoniel”, është arrestuar në pjesën veriperëndimore të vendit, njoftoi...

08:20

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI