Flash

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Çmimet e larta të energjisë, DW: BE larg ujdisë për zgjidhjet

Lapsi.al 26 October 2021
Çmimet e larta të energjisë, DW: BE larg ujdisë për

Ministrat e Energjisë të Bashkimit Europian konsultohen të martën për rritjen e ndjeshme të çmimeve në shumë vende të BE dhe se çfarë kundërmasash duhen marrë.

Në shumë vende të BE, rritja e çmimeve të energjisë po kthehet në problem për qytetarët. Si mund të ndalen lëkundjet kaq të mëdha të çmimeve të energjisë në BE? Me këtë çështje merren ministrat e Energjisë së BE në takimin e tyre në Luksemburg (26.10). Komisioni Europian paraqiti para disa ditësh një paketë instrumentash që mund të vihen në përdorim për t’u përballur me rritjen e çmimeve, si për shembull uljen e tatimeve apo subvencionime për sipërmarrjet e vogla. Por një grup brenda BE kërkon më shumë. Franca, Spanja dhe Greqia duan që të merren masa më të thella në nivel europian, që të shmangen në të ardhmen çmimet e larta. Për shembull reformimin e tregut të shumicës për tregjet e energjisë duke mundësuar blerjen e përbashkët të gazit dhe magazinimin e tij. Jo ndërhyrje në tregjet e brendshme Përballë kësaj qëndron një grup tjetër brenda BE, që kërkon zgjidhje në tregjet ekonomike. Gjermania dhe tetë vende të tjera u shprehën kundër reformave në tregjet e energjisë. Në një dokument të përbashkët me Austrinë dhe Holandën thuhet, se “nuk mund të mbështesim masa, që janë në kontradiktë me tregjet e brendshme të gazit dhe energjisë elektrike, si për shembull një reformë të shpejtë të tregut të shumicës për energjinë.”
Symbolbild Steigende Energiepreise
Polonia dhe Hungaria nga ana e tyre bëjnë përgjegjëse masat e paketës së klimës të BE si tregtinë me emetimet e dioksidit të karbonit për këtë rritje të ndjeshme çmimesh. Në sistemin e emetimeve të BE, ofruesit e energjisë psh. duhet të paguajnë për emetimin e gazrave serë, CO2. Disa vende, mes tyre Gjermania theksojnë, se masat e mbrojtjes së klimës janë zgjidhja për çmimet e larta të energjisë dhe jo origjina e problemit. Pozicionet e vendeve të BE në lidhje me çmimet e larta të energjisë janë kaq larg njëri-tjetrit, edhe sepse jo të gjithë janë të prekur njësoj nga rritja e çmimeve. Sipas vëzhguesve në Luksemburg nuk pritet arritja e ndonjë ujdie, me gjasë ajo do të shtyhet në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të BE./DW

Të këshilluara

Zgjidhet presidentja e Bundestagut

Në seancën konstitutive të Bundestagut të martën politikania e SPD-së, Bärbel Bas u zgjodh presidente e Bundestagut. Bas mori 576 vota pro nga 724 vota të vlefs...

14:44

Tesla prek vlerën e 1 trilion dollarëve

Tesla ka arritur 1 trilion dollarë të hënën, një moment historik suksesi për Elon Musk. Kjo vjen pasi Hertz porositi 100 mijë automjete për të ndërtuar flotën e...

10:21

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI