Flash

Sulm me thikë në Vjenë, 4 të plagosur

Lapsi.al 26 October 2021
Sulm me thikë në Vjenë,  4 të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur në Vjenë, Austri, pasi një person ka sulmuar me thikë kalimtarët e rastit. Policia “nuk e konsideron” një motiv të mundshëm politik apo fetar.

Sipas mediave vendase, një 35-vjeçar austriak, ka hyrë në një restorant në Brigitenau të Vjenës pasdite, ka kapur një thikë dhe ka sulmuar klientët, të cilët nxituan të largoheshin.

Autori ka ndjekur dhe ka sulmuar pa dallim kalimtarët. Katër të plagosurit janë dërguar në spital, megjithatë nuk janë në rrezik për jetën, ndërsa autori është imobilizuar nga qytetarët që ndodheshin në vendngjarje.

Sipas policisë, në momentin e arrestimit, 35-vjeçari fliste në mënyrë jo koherente. “Një motiv politik apo fetar nuk konsiderohet i mundshëm”, tha një zëdhënës i policisë.

Të këshilluara

Zgjidhet presidentja e Bundestagut

Në seancën konstitutive të Bundestagut të martën politikania e SPD-së, Bärbel Bas u zgjodh presidente e Bundestagut. Bas mori 576 vota pro nga 724 vota të vlefs...

14:44

Tesla prek vlerën e 1 trilion dollarëve

Tesla ka arritur 1 trilion dollarë të hënën, një moment historik suksesi për Elon Musk. Kjo vjen pasi Hertz porositi 100 mijë automjete për të ndërtuar flotën e...

10:21

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI