Flash

Probleme kardiake tek të rinjtë, Suedia dhe Danimarka pezullojnë vaksinën e Modernës

Lapsi.al 7 October 2021
Probleme kardiake tek të rinjtë, Suedia dhe Danimarka pezullojnë

Suedia dhe Danimarka ndërpresin përdorimin e vaksinës së Modernës për grupmoshat më të reja, pas raportimeve për efekte të rralla kardiovaskulare. Agjencia e shëndetit publik në Suedi tha se do të pezullojë përdorimin e vaksinës te personat e lindur pas vitit 1991, ndërsa të dhënat sugjerojnë rritje të rasteve me miokardit dhe perikardit tek të rinjtë e vaksinuar. Miokarditi përfshin inflamacion të zemrës ndërsa perikarditi, inflamacioni membranës që rrethon zemrën.

“Lidhja mes vaksinës dhe problemeve kardiake është e qartë, veçanërisht pas dozës së dytë të vaksinës Moderna”, tha Agjencia e Shëndetit Publik në Suedi.

Danimarka, e cila përdor më së shumti vaksinën e Pfizer për imunizimin e grupmoshës nga 12-17 vjeç tha se kishte pezulluar dhënien e vaksinës Moderna për personat nga 18 vjeç e poshtë. Megjithatë, ekspertët e shëndetësisë theksojnë se rreziku për efekte të tilla anësore është shumë i vogël. Aksionet e Modernës ranë më 4,9 për qind pas njoftimit nga autoritetet në Suedi dhe Danimarkë. Një zëdhënës i kompanisë tha në një e-mail se ishin në dijeni të vendimeve të marra nga rregullatorët në këto dy vende, por shtoi se problemet kardiake e vërejtura tek të rinjtë, ishin kryesisht të lehta.

“Bëhet fjalë për raste të lehta dhe individët janë shëruar brenda një kohe të shkurtër pas trajtimit të duhur. Rreziku për miokardit rritet edhe tek personat që preken nga Covid-19 dhe vaksinimi është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur”, tha zëdhënësi i Modernës.

Si Suedia ashtu edhe Danimarka rekomandojnë përdorimin e vaksinës së Pfizer tek të rinjtë. Sipas një studimi në Shtetet e Bashkuara, djemtë nën moshën 20-vjeçare kanë 6 herë më shumë mundësi të zhvillojnë miokardit pas infektimit me koronavirus se sa ata që janë vaksinuar.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI