Flash

OBSH rekomandon vaksinën e parë kundër malarias

Lapsi.al 7 October 2021
OBSH rekomandon vaksinën e parë kundër malarias

Organizata Botërore e Shëndetit ka rekomanduar përdorimin masiv të vaksinës së parë të malaries për fëmijët, e cila mund të përdoret veçanërisht në Afrikën nën-Sahariane dhe zona të tjera në rrezik. Sipas OBSH-së, vaksina e malaries RTS, S / AS01, e prodhuar nga farmacia britanike shumëkombëshe GlaxoSmithKline, pritet të shpërndahet në të gjithë Afrikën nën-Sahariane, pas suksesit të programeve pilot të imunizimit në Gana, Kenia dhe Malawi.

Sipas kreut të OBSH-së ky serum “mund të shpëtojë dhjetëra mijëra jetë të rinjsh çdo vit”, duke marrë parasysh se malaria përbën rreth 230 milionë raste dhe 400,000 vdekje në vit, dhe se në vitin 2019 më shumë se 260,000 fëmijë vdiqën vetëm nga kjo sëmundje në Afrikë.

Në 2015 provat treguan se vaksina mund të parandalojë rreth katër nga dhjetë raste të malaries, tre nga dhjetë raste të rënda dhe të çojë në një të tretën e zvogëlimit të numrit të fëmijëve që kanë nevojë për transfuzion gjaku. Por kishte dyshime se vaksina do të funksiononte, sepse kërkon katër doza për të qenë efektive. Tre të parat të jepen në një distancë nga një muaj, në pesë, gjashtë dhe shtatë muajsh, me një përforcues përfundimtar rreth 18 muajsh.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI