Flash

Dyshohet se punonin si agjentë, NATO dëbon 8 diplomatë rusë

Lapsi.al 7 October 2021
Dyshohet se punonin si agjentë, NATO dëbon 8 diplomatë rusë

NATO njofton se ka dëbuar 8 anëtarë të misionit rus pranë aleancës ushtarake, pasi dyshoheshin se punonin në fshehtësi si agjentë të zbulimit.

“Mund të konfirmojmë se kemi tërhequr akreditimin e tetë anëtarëve të misionit rus në NATO, të cilët ishin punonjës të padeklaruar të inteligjencës ruse”, tha një zyrtar i NATO-s.

Sipas “Zërit të Amerikës”, zyrtari që donte të mbetej anonim tha se, politika e NATO-s ndaj Rusisë mbetet konsistente dhe janë forcuar masat dhe mbrojtja në përgjigje të veprimeve agresive të Kremlinit zyrtar.

Ligjvënësi rus Leonidm Slutsky, kreu i komisionit të çështjeve ndërkombëtare të parlamentit, tha se Moska do të hakmerrej për këtë vendim të Aleancës Euroatlantike, por nuk dha detaje. Marrëdhëniet NATO-Rusi janë përkeqësuar në mënyrë të vazhdueshme që kur Moska aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI