Flash

Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar në Zvicër, arrestohet një person

Lapsi.al 6 October 2021
Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar në Zvicër, arrestohet një

Është arrestuar një person nga policia në Luzern nën dyshimin se është vrasësi i një 20-vjeçari nga Kosova. Dhjetë ditë më parë, Ardit Nikçi vdiq në pikën e karburantit Avia në Geuensee të Zvicrës, si pasojë e plagëve që mori gjatë rrahjes mes dy grupeve. Në vendin e ngjarjes u gjetën një thikë, gurë dhe një çekan, raporton Blick. Arsyeja e kësaj vrasje mendohet se ishte për një sistem ventilimi dhe për para. Policia e Luzernit ka arrestuar personin që dyshohet për vrasjen e shoferit të ri të kamionit.

“Ne shumë shpejt e identifikuam dhe e arrestuam të dyshuarin”, tha Simon Kopp nga zyra e Prokurorit të Luzernit.

Nga zyra e prokurorit në Luzern bëjnë të ditur se shtatë persona janë në paraburgim dhe për pesë prej tyre është caktuar masa e paraburgimit deri në dhjetor. Në paraburgim janë pesë sirianë, një zviceran dhe një irakian, ndërsa në mesin e tyre është edhe një grua.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI