Flash

Dy Koretë rivendosin komunikimin ndërkufitar

Lapsi.al 4 October 2021
Dy Koretë rivendosin komunikimin ndërkufitar

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut rivendosën kanalin e komunikimit ndërkufitar. Seuli zyrtar tha se dy Koretë zhvilluan telefonatën e parë që nga gushti.

“Me rivendosjen e linjës së komunikimit Jug-Veri, Qeveria vlerëson se është siguruar një bazë për rimëkëmbjen e marrëdhënieve ndër-koreane”, tha përmes një deklarate Ministria e Unifikimit e Koresë së Jugut.

Koreja e Veriut e mbylli linjën telefonike në gusht, në shenjë kundërshtimi ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake midis Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara. Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut KCNA tha më herët se linja do të rihapet, por i bëri thirrje Seulit që të punojë drejt përmirësimit të lidhjeve të tendosura ndërkufitare. Agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut Yonhap sugjeroi se rivendosja e linjës telefonike ngre shpresat për rifillimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërkufitar.

Që nga ndërprerja e linjës në gusht, Koreja e Veriut, e cila ka armë bërthamore, ka testuar disa raketa të reja.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI